IMPIANTET ELEKTRIKE
IMPIANTET ELEKTRIKE
Fillimisht, Flori Electric bën një vlerësim të detajuar të nevojave elektrike të klientit për të përcaktuar llojin e sistemit të nevojshëm . Kjo përfshin:
Vlerësimin e ngarkesave elektrike dhe pajisjeve që do të përdoren.
Përcaktimin e burimeve të energjisë dhe lidhjeve të sigurisë për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm dhe pa rrezik.
Gabinat (panele elektrike) janë të domosdoshme për menaxhimin e furnizimit me energji në ndërtesa komerciale dhe rezidenciale. Shërbimet që ofron Flori Electric përfshijnë:
Instalimin e gabinave të energjisë për shtëpi, apartamente, restorante dhe zyra, duke siguruar shpërndarjen e sigurt dhe efikase të energjisë.
Mirëmbajtjen dhe rregullimin e sistemeve të kabllove të lidhura me panele elektrike, për të parandaluar rrjedhje të energjisë dhe rrezikun nga shpërthimet.
Përdorimin e materialeve të avancuara për t'u siguruar që gabinat janë të qëndrueshme dhe të sigurt për përdorim afatgjatë
Transformatorët janë pajisje të rëndësishme për shpërndarjen e energjisë elektrike. Flori Electric ofron shërbime të instalimit, mirëmbajtjes, duke siguruar që ata të funksionojnë në mënyrë të sigurt dhe efikase. Ky shërbim përfshin:
Instalimin e transformatorëve për furnizimin me energji të sistemeve të mëdha industriale ose rezidenciale.
Testimin dhe rregullimin e parametrave për të siguruar që transformatorët të operojnë në nivele optimale.
Inspektimin e transformatorëve të dëmtuar për të shmangur ndërprerje të mundshme të energjisë.
Flori Electric ka ekspertizën për të realizuar instalimin e plotë të rrjetit shpërndarës elektrik:
Instalimi i transformatorëve dhe komponentëve të tjerë të sistemit të shpërndarjes.
Ndërtimi i linjave të shpërndarjes: Instalimi i kabllove dhe mundësia e ndërlidhjes me burimin kryesor të energjisë për t’u siguruar që rrjeti do të funksionojë në mënyrë efikase.
Lidhja me pajisjet e konsumatorëve: Ky është procesi në të cilin rrjeti shpërndarës lidhet me pajisjet që përdorin energjinë, si p.sh. për instalimet në shtëpi, zyra dhe biznese.